Një person dyshohet së është fundosur në Batllavë
25 gusht 2019
| 18:09
Një person dyshohet se është fundosur në liqenin e Batllavës sot rreth orës 16:00.
Lajmin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të jetë fundosur në liqenin e Batllavës. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti.