Një person e fotografon votën në Prishtinë
06 tetor 2019
| 08:40
Sot rreth orës 8:00, një person pasi ka votuar në shkollën “Ahmet Gashi” në Prishtinë, e ka fotografuar votën e tij.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre, Ilmi Reçica.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo vëzhguesit e procesit zgjedhor ua kanë dërguar Policisë të dhënat e personit në fjalë.