Një person goditet me thikë në Skënderaj, arrestohen dy të dyshuar

05 qershor 2024 | 10:43

Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur, dy persona dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, dhe dy të dyshuarit fillimisht janë arrestuar, ku më pas njëri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË

Skenderaj /04.06.2024-10:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka prekur…