Një person i dehur tentoi të vetëvritet te ura e lumit Ibër në Mitrovicë
19 korrik 2023
| 13:08
Një person i komunitetit boshnjak dyshohet se sot rreth mesditës ka tentuar të kryejë vetëvrasje tek ura e lumit Ibër në Mitrovicë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Sipas tij, personi është nën ndikimin e alkoolit dhe për momentin hetuesit policorë nuk mund ta marrin në pyetje.
“Policia po e trajton rastin i cili në dukje të parë duket që mund të jetë tentim-vetëvrasje”, ka thënë shkurt Elshani.