Një person i lënduar pas një aksidenti trafiku në Prishtinë
03 janar 2022
| 15:48
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ky janë përfshirë dy automjet në lëvizje dhe një këmbësor.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori.
“Rreth orës 13:20, në rrugën ‘Dëshmorët e Marevcit’ në Prishtinë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahmeti.