Një person i moshuar goditet nga treni në Klinë

01 qershor 2023 | 10:27

Një person është goditur nga treni mëngjesin e së enjtes.

Ngjarja ka ndodhur në Klinë, rreth orës 06:10.Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Gashi tha se personi në fjalë sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda.

“Është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi.

Mësohet se personi i cili është goditur nga treni është i moshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Podgoricë mbrëmë është mbajtur një protestë në mbështetje të…