Një person i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidente trafiku gjatë 24 orëve
02 korrik 2020
| 08:46
Policia e Kosovës ka paraqitur disa statistika të aktivitetit të tyre të punës gjatë 24 orëve. Policia njofton se në 24 orët e fundit një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku.
Sipas raportit kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, nga ato 14 me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu janë shpërndarë 1 mijë e 252 gjoba.