Një person ka mbetur i plagosur – Policia jep detaje pas të shtënave me armë në Prishtinë

21 shkurt 2025 | 21:05

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Dardania të Prishtinës.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.”, ka thënë Ahmeti.

Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.

Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për 10-15 ditë, Richard Grenell pritet të vizitojë Republikën e…