Një person ka vdekur nga lëndimet e rënda, sulmuesi ende në arrati
20 korrik 2019
| 22:27
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se të shtunën ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.
Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.
Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.
Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.