Një person kapet me mallra të kontrabanduar në Han të Elezit
Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit është kapur një person me mallra të kontrabanduar.
Pas pyetjes nga ana e oficerëve doganorë ka deklaruar që nuk bart asgjë, derisa e njëjta është selektuar për kontroll. Kështu thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
“Gjatë kontrollës në vendin e gomës rezervë është hasur në mall të padeklaruar i cili ishte fshehur me qëllim të kontrabandimit. Mallrat e gjetura ishim: vida të llojeve dhe madhësive te ndryshme, teha, rrafshuese me bateri. Të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve”, thuhet në njoftim!.
“Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”.