Një person kërcënon dhjetëra fëmijë me thikë, vritet nga policia në Francë

30 qershor 2021 | 23:42

Një burrë i armatosur me thikë është vrarë sonte nga policia franceze në Val-d’Oise pasi mbajti peng një djalë dhe u fut në një turmë fëmijësh me thikë në dorë duke rrezikuar jetët e tyre.

Autori, një djalë rreth 30 vjeç u godit me disa plumba pasdite vonë këtë të mërkurë, raporton noa.al.

Dëshmitarët dhe policia thanë se i riu priti momentin kur një grup dhjetëra fëmijësh po dilnin nga një qendër argëtimi dhe nisi ti kërcënonte me thikë në dorë.

Në një moment ai arrin të rrëmbejë dhe mbajë peng për disa minuta një djalë.

Kur u afruan forca policore ai vijoi rezistencën dule u bërë kërcënue edhe me kalimtarët.

Ngjarja nisi pranë një stacioni treni shumë të ngarkuar me udhëtarë. Në stacionin Ermont-Eaubonne (Val-d’Oise), autori nisi të sulmojë disa udhëtarë dhe aty nisi ndjekja policore.

Disa qindra metra më tej, në kryqëzimin e nivelit, autori u afrua te grupi i fëmijëve nga qendra rekreative shkollore Jean-Jaurès e vendosur pranë stacionit Ermont- Eaubonne.

Fëmijët sapo kishin dalë në parkun Beaulieu aty pranë kur u gjendën me sulmuesin e armatosur.

Një agjent hapi zjarr nga frika se i dyshuari do t’i përdorte fëmijët si një “mburojë” ndërsa kishte marrë forcërisht një prej tyre duke i dhënë fund çdo plani të mundshëm terrorist.

Foto: Ermont, e mërkurë 30 qershor 2021. Agjentët e SNCF nga Suge qëlluan mbi një burrë që kërcënoi me thikë fëmijët në një qendër të kohës së lirë me thikë. LP / Thibault Chaffotte

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Belgjikë ku emigrantët…