Një person me plumb në trup shtrihet në spitalin e Gjakovës
12 janar 2024
| 20:12
Një person ka pësuar lëndime në gjymtyrë pasi është plagosur me armë zjarri.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima, S.R., nga Rahoveci është shtrirë në Spitalin e Gjakovës, për tretman.
Viktima ka pohuar se nuk është fare në dijeni se si është plagosur.
Sipas burimeve të Indeksonline, dyshohet se bëhet fjalë për vetplagosje ose kontakt me plumb qorr.