Një person në Gjermani tenton ta vjedh ‘BMW’-në derisa shoferi ishte në gjumë
Një person në Dortmund të Gjermanisë, ka vjedhur makinën e tipit “BMW” së bashku me pronarin që kishte dalë për të pushuar në ulësen e pasme.
Siç raporton “Bild”, vjedhja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Shoferi, 34-vjeçar e kishte parkuar “BMW”-në e tij në Dortmund, dhe meqë e kishte zënë gjumi, hajduti e kishte shfrytëzuar mundësinë për t’ia vjedhur makinën.
Shoferi nga gjumi ishte zgjuar tek në mëngjes, kur kishte shtyrë timonin e hajdutit, duke u përplasur për një shtylle. Kjo ka bërë që të shkaktohet dëm me vlerë 44 mijë euro.
Ky i fundit ishte larguar në drejtim të panjohur, dhe policia është në kërkim të tij.
“Hajduti i makinës doli dhe u largua nga vendi i aksidentit. Pronari i ligjshëm ka pësuar lëndime të lehta nga aksidenti dhe është dërguar në spital”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Theresa Stritzke për “Bild”.