Një person në Gjilan tenton ta fotografojë votën, ndalohet nga policia

09 shkurt 2025 | 08:09

Një person ka tentuar të fotografojë votën në një qendër votimi në Gjilan.

Siç raportoi Rtv Dukagjini, i njëjti është ndaluar nga policia dhe më pas i është lejuar të votojë

Qytetarët e Kosovës sot do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, nga ku do të zgjedhin 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në garë, zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Në këto zgjedhje, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtarët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në paraburgim…