Një person në Mitrovicë tentoi ta dhunojë një vajzë në motel
02 janar 2024
| 09:24
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të tentim dhunimit që ka ndodhur ditën e hënë në Mitrovicë.
Sipas raportit të policisë, një person ka tentuar të dhunoi seksualisht një vajzë në një motel.
“01.01.2024 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një motel ka tentuar ta dhunojë viktimën femër kosovare”, njofton policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.