Një person plagosë vetën në Suharekë
Në person është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30, në Suharekë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.