
Një person rrah prindërit e tij në Prizren, arrestohet nga policia
13 janar 2018
| 11:26
Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në familje në Prizren.
“Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij.
Si pasojsë e sulmit fizik nga djali i tyre, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh dërguar medieve.