Një person sulmon fizikisht dy femra në Pejë

02 qershor 2021 | 09:30

Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy femra.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:15 në rrugën “Wesly Clark”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende vera nuk është futur mirë. Temperaturat janë normale, por…