Një person theret me thikë në qendër të Prishtinës, dërgohet në spital
04 nëntor 2021
| 15:12
Një person është therur me thikë të enjten në qendër të Prishtinës.
Rastin për mediat e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë ‘Edit Durham’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.