![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/Lajmi-i-fundit.jpg)
Një person vdes pasi bie nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë
04 prill 2022
| 14:21
Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka pësuar pas rënies nga lartësia e një objekti në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Detaje për rastin ka dhënë Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale të Prishtinës.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, ka thënë Borovci.