Një person vetëdigjet në qendër të Pragës
18 janar 2019
| 19:45
Një qytetar çek e dogji veten të premten në qendër të Pragës, në vendin ku aktivisti Jan Palach është vetëdjegur 50 vjet më parë në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë.
I vetëdjeguri është dërguar në spital me plagë në kokë dhe duar, thanë zyrtarët.
“Një person i lindur në vitin 1964 i ka vënë vetes flakën rreth orës 3:00, duke përdorur një substancë djegëse”, shënohet në njoftimin e Policisë së Pragës në një postim në “Twitter”, transmeton “Rel”.
Zëdhënësja e shërbimeve emergjente në Pragë, Jana Postova, tha se “pacienti, me 30% të trupit të djegur, është vënë në komë artificiale”.
Republika Çeke ka shënuar këtë javë 50-vjetorin e vetëfljimit të Palachut me ceremoni zyrtare.