Një person vret veten para parlamentit të Serbisë
23 janar 2020
| 22:10
Një person ka kryer vetëvrasje me një armë zjarri para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd, kanë thënë zyrtarët atje.
Ministria e Brendshme tha se më 23 janar një person, në të 50-at, e ka qëlluar veten me armë zjarri në gojë dhe ka vdekur në vend të ngjarjes, raporton “REL”.