Një personi në aeroportin e Prishtinës i gjendet një elektroshok
27 korrik 2021
| 09:47
Një person është ndaluar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi iu gjet një elektroshok.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, në të cilin thuhet se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok, përcjell Demokracia.com.
Aeroporti Adem Jashari, 26.07.2021 – 01:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar i cili udhëtonte në destinacionin e Stambollit i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok”, thuhet në raportin e PK-së,
Policia ka njoftuar po ashtu se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.