Një peshk i rrallë kapet në Borsh
09 gusht 2018
| 10:53
Një peshk i rrallë i llojit “Dental” ka rënë në grepat e disa peshkatarëve amatorë në bregun e Borshit, në Vlorë. Peshku peshonte 12 kg dhe është i rrallë për ujërat e detit Jon.
“Dentali” i rrallë u kap me një seri grepash, në të cilët ishin vendosur kallamarë. “Dentali” ka një pamje të veçantë, pasi ngjyra e tij është rozë.