Një pikturë me porosi hyjnore!
Shkruan: Metë Dura
Kjo pikturë, autori i së cilës tani nuk më kujtohet, është në ballinën e librit kushtuar veprimtarit e atdhetarit, tani Heroit të kombit nga Rugova e Hasit, Haxhi Hoti- Komandant LLESHI.
Piktura paraqet thuaja identik hyrjen e grupit tonê në Kosovë. Në ballë ishte Haxhi Hoti, tani dëshmorë i kombit, kali i bardhë, i cili para du ditësh e kishte sjellur Osman Zymberin- Bacin të plagosur, pastaj në radhë 64- ushtar lirie.
Kjo kolonë prej 64 ushtarëve, pjesë e së cilës isha edhe unë, më 07 qershor 1998, u nis nga Vlahna e Hasit të Kukësit, në drejtim të kufirit Shqipëri – Kosovë, kaloi bjeshkët e Pashtrikut dhe zbriti poshtë në Demjan të Gjakovês, pastaj nga aty marshoi deri në Drenovc të Zatriqit, tek kulla e Avdi Gashit, për t’u shpërndarë nga aty, në të gjitha pjesët e Kosovës.
Gjatë rrugës, në pjesën e Hasit të thatë mbi fshatin Demjan, kolona e udhëhequr nga Heronjët e kombit Haxhi Hoti e Qenë Qenaj, në orën 03:00 të mëngjesit ra në pritën e përgatitur nga ushtria serbe. Gjatë luftimeve fyt a fyt kundër hordhive serbe, ra heroikisht Komandanti ynë Haxhi Hoti – Lleshi, ndërsa një pjesë e ushtarëve ishin të lënduar.
Kur e shikoj kêtë kolonë nga një distancë kohore, mendoj se sa me fat ishin ata djem e vajza shqiptar që ishin pjesë e këtyre radhëve, sa hyjnore ishte fakti se ti me forcë aq të pakët, po i bëje ballë një ushtrie aq të madhe, e po i tregoje botës se shqiptarët nuk durojnë më robëri!
Lavdi Heronjëve të kombit Haxhi Hoti e Qenë Qenaj që ranë për liri!
Nderë e respekt, deri në përkulje, të gjithë atyre që ishin pjesë e UÇK-së dhe luftuan për liri!
Metush Zenuni,
07/08 qershor 1998, Vlahnë – Drenovc – Kleçkë!