Një pjesë e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ do të jetë e bllokuar të dielën
Për shkak të disa punimeve që do të kryhen, të dielën një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut do të jetë e bllokuar.
“Njoftojmë se më 16 qershor 2020 (e diel), do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të Telekomit përgjatë urave në segmentin C3 kyçja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyçja Doganaj-Hani i Elezit. Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostradës R6 ‘Arbën Xhaferi’. Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë ‘Bechtel-Enka’”.
“Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të autostradës, nga ora 08:00-17:00. Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.