Një pjesë e “Dardanisë” në kryeqytet edhe sot pa ujë
17 gusht 2019
| 11:12
KRU “Prishtina”, ka njoftuar se një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm.
Arsyeja e dëmtimit të tubit me diametër fi 250 mm, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, sërish vie nga dëmtimi i infrastrukturës nga institucione të tjera.
“Kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos edhe sot dëmtuan gypin tjetër të ujësjellësit. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes”, thuhet në njoftim.
Tutje, KRU “Prishtina” thotë se “Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”.