Një pjesë e Fushë-Kosovës, pa ujë

17 mars 2020 | 09:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është dëmtuar gypi i ujit të pijshëm në fshatin Bresje. Kompania thotë se nga ky dëmtim pa ujë të pijshëm kanë mbetur një pjesë e banorëve të Fushë-Kosovës. “Ju njoftojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pëlcitur tubi i ujit me diametër fi 250 mm, por kësaj radhe në Bresje të Fushë-Kosovës. Ekipet teknike janë në terren me të gjitha kapacitetet e nevojshme për punë dhe po merren me sanimin. Pa ujë të pijshëm janë objektet e banimit duke filluar nga rrethi i Fushë-Kosovës e deri në Bresje (rruga për Pejë)”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët në Australi thonë se ata kanë identifikuar se si…