Një pjesë e Fushë Kosovës pa ujë të pijshëm, “KRU Prishtina” me njoftim për qytetarët
21 maj 2021
| 13:33
Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU” Prishtina bën të ditur se konsumatorët e Fushë Kosovës, konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin se ekipet teknike të KRU” Prishtina” sh.a. janë duke e rregulluar kabllon e energjisë elektrike në afërsi të lumit Sitnica, e cila u dëmtua nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave.
KRU “Prishtina” njofton se dëmtimi është i madh dhe po ndodhë dy herë brenda pak ditësh.
“Furnizimi me ujë rikthehet më 22 maj 2021. Deri nesër, banorët e zonave me mungesë uji janë duke u furnizuar me autocisternë/autobote. Ju lutemi që kërkesën tuaj për furnizim me ujë të pijshëm të adresoni në numrin e telefonit pa pagesë 0800 9000 9”, thuhet në njoftim.