Një pjesë e Prishtinës mbetet pa rrymë
20 dhjetor 2019
| 12:24
Një pjesë e Prishtinës ka mbetur sot pa rrymë.
Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), njofton se me kërkesë të KOSTT-it është bërë ndalja e tranaformatorit 1 të nënstacionit Prishtina 1 për një orë. “Ndalesa si pasojë e nxehjes së aseteve të KOSTT-it është bërë nga ora 11 e 30 dhe parashihet të zgjasë deri në ora 12 e 30”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Sipas KEDS-it, kjo përfshinë rreth 35 mijë konsumatorë, kryesisht të pjesës perëndimore të Prishtinës, konkretisht një pjesë e lagjes Arbëria, zona industriale Prishtinë- Fushë Kosovë, lagja Kalabria dhe një pjesë e Veternikut.