Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë

01 nëntor 2024 | 21:19

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”, deri nesër nuk do të ketë ujë.

Kjo për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi dhe se natyra e dëmtimit sipas tyre është e thellë.

“Ju njoftojmë se për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi/ rruga kryesore, jemi detyruar të ndërmarrim hapa konkret në sanimin e gjendjes. Uji është ndërprerë në rrugën ” Muharrem Fejza”. Natyra e dëmtimit është më e thellë. Andaj, për shkak të kësaj ndërlikueshmërie të rastit, ekipet teknike do vazhdojnë ditën e nesërme me punime. Një pjesë e rrugës” Muharrem Fejza” deri nesër mbesin pa ujë”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë thënë se një video virale…