
Një pjesë e ‘Rrugës së Kombit’ mbulohet me shalqinj (Foto)
17 korrik 2020
| 10:57
Një aksident trafiku ka bërë që një pjesë e “Rrugës së Kombit” të duket në mënyrë të pazakontë.
Kjo pasi rimorkio që ishte e mbushur me shalqinj është rrotulluar dhe të gjitha frytet janë shpërndarë mbi asfalt.
Sipas portalit “Jepi Zë”, shalqiri po vinte nga Shqipëria.