Një pjesëtar i KFOR-it pëson infarkt në Brezovicë
Një pjesëtar i KFOR-it raportohet të ketë pësuar infarkt sot derisa gjendej në Brezovicë.
Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga autoritetet e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se rreth orës 15:20, policia në stacionin e Shtërpcës kanë pranuar një informatë se një pjesëtar i KFOR-it, është shtrirë pa shenja jete.
Ai theksoi se ekipet e emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore.
I njëjti është nën përkujdesje mjekësore, ndërsa në Brezovicë janë parë të kenë arritur edhe helikopterë të KFOR-it.
“Sot , rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-i të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të ju njoftojmë me kohë!”,tha ai.