Një plumb në telefon ia shpëtoi jetën gazetarit Smith, britaniku rikthehet në Kosovë me rrëfim emocional
Kameramani dhe gazetari britanik, Vaughan Smith i cili është autor i pamjeve të sulmit në Prekaz, mars 1998, është rikthyer në Kosovë, 25-vjet pas çlirimit, duke dhënë një rrëfim përplot emocione për raportimet që kishte bërë gjatë kohës së luftës.
“Një plumb në telefon ia shpëtoi jetën video-gazetarit, Vaughan Smith pak pasi që ai xhiroi sulmin e shtetit të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Britaniku kaloi në rrezik edhe kur e preku “Play” për të dërguar pamjet e masakrës për botën që ta shohë se çka ndodhi. Smith, një vizitor i shpeshtë i Kosovës pas luftës për liri, ende luan rol në mbajtjen gjallë të dëshmive të krimeve të Serbisë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në “Facebook”, i cili edhe ka postuar videon ku flet gazetari britanik.