NJË POEZI PËR PAQEN

03 maj 2019 | 13:21

NEELI CHERKOVSKI

Neeli Cherkovski është poet amerikan. Lindi në Los Anxhelos. Është autor i disa përmbledhjeve me poezi, si: Don’t Make a Move (1974), Animal (1996), Leaning Against Time (2005), From the Canyon Onward (2009), The Crow and I (2015) dhe Elegy For My Beat Generation (2018). Poezia e tij është botuar në spanjisht, gjermanisht, italisht, turqisht etj.

Cherkovski është autor i librit Whitman’s Wild Children (1989), një përmbledhje me ese për 12 poetë, ku përfshihen A. Ginsberg, L. Ferlinghetti, Filip Lamantia, Ch. Bukowski, Bob Kaufman, Gregory Corso dhe të tjerë. Është autor edhe i biografisë së Lawrence Ferlinghettit, Ferlighetti: A Biography, dhe i biografisë së Bukowskit,

Hank: The Life of Charles Bukowski.

Është laureat i disa çmimeve letrare.

NJË POEZI PËR PAQEN

e shihni nuk i kemi harruar
lisat e moçëm as nuk i kemi falur asnjëherë me të vërtetë
ata që na tradhtuan
në rrugën për pemishtet qiellore
kështu që ne flemë më mirë se të tjerët
rëra tërheq perden mbi strofullin e korbit
duke qenë se burrat merren me problemet
e instalimit të diktaturave nën qepallat
e atyre që janë të panikuar dhe që po vdesin urie
o hir i tillë o lajme të tilla të këqija ne tensionojmë
mendjet tona ne jemi në zjarr
oh ne jemi të dënuar për t’i përsëritur urrejtjet rrezatuese
në pyjet e vjetra

PARISI I PARË NGA AUTOBUSI

Vendet që t’i dhuron
Kur vozitesh me autobus
Në antikitetin elegant
Të rrugëve parisiene
Mund të krahasohen sall
Me rabinin
Që princëron në skajet
E vetëdijes
Duhet të mësosh të qëndrosh
Në kontroll
Mos e humb fokusin
Geto varet
Qëndrueshmëria jote
E ul shpejtësinë
Dhe garon teposhtë kodrës
Si një urtar nga fortesa
E lashtë
Je duke e parë Parisin nga autobusi
Natën
Dhe lutesh
Për Pyllin e Shndritshëm
Ku Nietzsche dhe fëmijët e tij
Definuan diellin mëngjesor
Vrasja përfundoi në çmenduri
Bonjour
I dashur
Ti je makinë mirënjohëse
E montuar në Francë
Për francezët

ÇDO MËNGJES

Trishtilat gërmisin
Dhe cicërojnë, kur bie
Shi zogjtë
Kthehen në pemë dhe
Rrënjosen
Thellë në tokën
E ftohtë pjellore, unë jam
Dëshmitar, çfarëdo e keqe
Që na godet vjen nga ajo çfarë bëjmë ne
Zogjtë rrënjët pemët
Dhe poezia
Skalisin harmoninë
E ne jemi të rrënjosur
Në dëshirën e pabesë
Ama edhe kjo do të kalojë

(Përktheu nga anglishtja: Fadil Bajraj. Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit dhe trajneri Jurgen Klopp marrin goditjen e…