Një polic i Maqedonisë arrestohet në Kosovë

05 gusht 2024 | 18:03

Një polic i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga drejtoria e krimeve ekonomike e Policisë së Kosovës.

Ai është arrestuar si i dyshuar për prodhim të monedhës 2 euro false, ka mësuar Tëvë1 nga burime brenda institucioneve të sigurisë.

Sipas burimeve edhe lokali i të arrestuarit në Shkup është bastisur ku janë gjetur dhe konfiskuar makineri për prodhimin e parave fallse.

Tëvë1 ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin dhe për detaje tjera dhe do të sjellë informacione shtesë për këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ART&TOBACCO DECORATION, shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit me nrb:…