‘Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu’
Shkruan: Haki Abazi
Nesër e enjte në ora 10:00!
Të nderuara media dhe qytetarë, policë, mjekë, arsimtarë, prindër dhe të gjithë njerëzit e Kosovës që kanë pritur transformimin e madh të ndryshimeve politike dhe janë tradhtuar dhe mashtruar nga loja e ndytë e Kurtit dhe poltronëve të tij.
Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Si shtëpi e qytetarëve dhe shtëpi e juaj dhe e demokracisë, ju ftoj që kurdo që keni kohë të vizitoni Kuvendin e Kosovës nga ana e hyrjes së deputetëve përballë zyrës së Bashkimit Evropian.
Aty në ora 10:00 do të bëhet shpallja publike e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës!
Kushdo që ndjehet i/e tradhtuar nga kjo qeveri dhe nga përbërja e këtij Kuvendi, hajdeni nesër në ora 10:00 të mëngjesit.
Nuk duhet lejuar që një njeri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike.
Policët pa sigurime , sindikatat e përjashtuara nga proceset, aktivist të LVV të tradhtuar, gazetarë të fyer e te anatemuar, nëna e baballarë të vetmuar, veteranë të sharë e të ofenduar, deputetë të nënshtruar, rini e manipuluar, biznese të goditura, të gjithë duhet të tregoni që nuk nënshtroheni para një njeriu se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”