Një porosi për Policinë e Kosovës

13 shtator 2020 | 09:36

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar për mënyrën se si policia ka arrestuar mbrëmë një qytetar në qendër të Prishtinës.

Arrestimi i tij ishte bërë me arsyetimin se nuk e kishte vënë maskën, raporton “Epoka e re”.

“Atë skenën mbrëmë duke arrestuar një qytetar në prezencë të fëmijëve, mos e pafsha kurrë më. Tri bomba në dorë me i pas ai njeri, nuk trajtohet në atë mënyrë në prezencë të fëmijëve”.

“Të dashurë policë që ishit në vendin e ngjarjes: Ju tre garantë jeni rritë pa dashuri të prindërve. Ju me siguri jeni rritur të dhunuar nga prindërit tuaj. Ju garant me dhunë i edukoni fëmijët tuaj. Ju pak jeni fajtorë në krahasim me ata që kanë pranuar në Policinë e Kosovës turli bërllogu të rrugeve. Njerëz sikur ju nuk e meritojnë uniformën e shenjtë të policisë. Çfarëdo sjellje e qytetarit nuk e justifikon sjelljen tuaj, përpara syve të atyre fëmijëve. Inspektoriati duhet të reagojë”, ka shkruar Zeka.

Më poshtë keni videon e arrestimit të qytetarit:

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/3190308591022247/?extid=GRL5OQDVWDrnlLLk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe nuk duhet të diskutohet…