Një punëtor bie nga ndërtesa në Prishtinë

06 prill 2021 | 21:06

Një punëtor ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë i njëjti po trajtohet në QKUK për shkak se ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduat mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli po kalon në formë shumë…