![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/80560CE3-E0A1-4CDB-856B-BC81F79D700A.jpeg)
Një punëtor rrëzohet nga skelet në Ferizaj, lëndohet rëndë
25 korrik 2020
| 12:03
Një punëtor dje është rrëzuar nga skelet gjersa ishte duke punuar në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka marrë lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në QKUK.
“Fsh. Bibaj, Ferizaj 24.07.2020 – 14:55. Viktima mashkull kosovar punëtor i një firme private, është dërguar në emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti ishte rrëzuar nga skelet ku ishte duke punuar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar ë QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.