Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, edhe nga detyrat e kufizuara
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e qeverisë në detyrë për kufizimin e lëvizjes.
Selmanaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar Qeveria Kurti ka cenuar rendin juridik dhe kushtetues në Kosovë.
“Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!”, ka shkruar deputeti Selmanaj.
Postimi i plotë i tij:
Për vetëm 50 ditë qeverisje!!!
E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë.
Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!
Duhet ta kenë të qartë edhe Albin Kurti edhe Hashim Thaçi që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
#KosovameritonQeverindryshe