Një qytetar e dorëzon në polici një kuletë të humbur, e njëjta i kthehet pronares
Dje në stacionin policor në Vushtrri është raportuar nga një qytetar për gjetjen e një kulete, në një autotaksi, në të cilin ka qenë duke udhëtuar nga Vushtrria në Mitrovicë, ku në kuletë kishte një shumë të hollash dhe dokumenti identifikues.
Policia përmes rrugës operative kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë pronaren e kuletës, e cila është paraqitur në stacion policor, ku e njëjta ka deklaruar se i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe me një shumë të hollash.
“Kuleta së bashku me të hollat dhe dokumentet, ju ka kthyer ankueses, me ç’rast e njëjta ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës. Policia falënderon qytetarin, për veprimin e ndërgjegjshëm dhe mundësimin e kthimit të kuletës, tek pronarja”, është thënë në njoftimin e policisë.