Një qytetar i Kosovës kapet me armë në kufirin e ‘Bllacës’

25 dhjetor 2023 | 13:12

Nga Drejtoria e Doganave kanë njoftuar se është sekuestruar një pistoletë dhe municion të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar “Bllacë”, raporton “info.mk”.

“Pistoleta ‘CZ Shadow 2’ dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 plumba të kalibrit 9 mm. Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është parashtruar kallëzim penal”, ka njoftuar Drejtoria e Doganave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edward Joseph, ligjërues universitar, njohës i rrethanave politike në Ballkanin…