Një qytetar i Kosovës mbytet në bregdetin e Durrësit
01 korrik 2019
| 16:34
Një turist ka humbur jetën sapo është futur në det për t’u larë. Burime nga policia bëjnë të “Top Channel” kanë bërë me dije se rreth orës 12:46 në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasi S. A. 49 vjeç është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.
I mbyturi është shtetas nga Kosova, por banues në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për arrest kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.