Një qytetar në Turqi i mori me vete edhe papagallët kur votoi
Mehmet Kivilcım, një qytetar i cili është i angazhuar në biznesin e turizmit në qytetin Denizli të Turqisë, në vendvotim ka shkuar me dy papagallët e tij për të votuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Kivilcım bashkë me papagallët “Cafer” dhe “Alex” votoi në shkollën fillore ku gjendet vendvotimi i atij.
Ai duke e mbajtur papagallin mbi supe i mundësoi që zarfin ku është vota e tij ta hedhë në kuti.
Disa qytetarë që e ndiqnin Kivilcım dhe papagallët e tij, realizuan fotografi.
Kivilcım, në deklaratën për gazetarët tha se dëshironte ta gjallëronte procesin e votimit.
Ai ka thënë se në çdo vend shkon bashkë me papagallët. “Synimi im ishte që ta bëjë më të relaksuar vendvotimin”, ka thënë ai.
Të dielën në Turqi janë mbajtur zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje, 57 milionë qytetarë kanë pasur të drejtë vote.