Një qytetar në Vjenë lëshon gazra para policisë, dënohet 500 euro
18 qershor 2020
| 11:23
Një burrë në Vjenë është gjobitur me 500 euro për një lëshim të zhurmshëm ajri para policisë, në një vendim që tashmë policia e kryeqytetit austriak po përpiqet ta mbrojë me çdo argument.
E përditshmja “Osterreich” raporton se incidenti ndodhi më 5 qershor kur shkelësi u gjobit për shkelje të normave morale publike.
Policia e qytetit shkruante në një koment se “sigurisht askush nuk denoncohet se aksidentalisht i shpëton një”. Por ata shtuan se njeriu po sillej në mënyrë provokuese dhe jobashkëpunuese me oficerët para incidentit.