Një qytetar nga Prizreni i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

19 dhjetor 2022 | 11:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18 dhjetor rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes së vet shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.

“Qytetari parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në polici. Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat. Policia falënderon qytetarin në fjalë, ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i talentuar shqiptar, Ardon Jashari ka pasur një vit…