Një qytetar provokon në protestën kundër Kurtit, i quan ‘hajna’ veteranët e UÇK-së
23 janar 2023
| 14:11
Një qytetar me inicialet BB (emër i njohur për redaksinë), ka provokuar protestuesit gjatë marshimit kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Gjatë protestës, B.B është parë duke iu ofruar anëtarëve të Kryesisë së OVL-së së UÇK-së, me fjalët “hajna”.
“Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve, ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, dëgjohet duke thënë ai.
“Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedhi sikur këta”, ka thënë ai, duke shtuar se “Kurti është patriot”, raporton “Ekonomia Online”.
Pas këtij konfrontimi, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.