Një rast i dyshuar me koronavirus shtrihet në Klinikën Infektive të QKUK-së
24 shkurt 2020
| 13:06
Një person i dyshuar me koronavirus gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultatet lidhur me rastin.
Edhe të shtunën ishte raportuar një rast, por që rezultatet kishin dalë negative.