NJË RE E NGARKUAR ME BARRËN E SHIUT

03 maj 2020 | 19:16

Begzad Baliu, faqe ditari

E shtunë, 2 maj 2020

Jam zgjuar nga gjumi më vonë se zakonisht, duke përfshirë këtu edhe ditët e pushimit. Kësaj radhe jo vetëm për t’i bërë shoqëri Myrvetit, të cilën koha me shi po ia shton dhimbjetreumatike. Në të vërtetë ajo ishte zgjuar më herët dhe kishte lexuar një tezë masteri të radhës pa më zgjuar mua.

Dje ishte ditëlindja e Bardhës dhe e gjithë familja ndejtëmderi vonë pas mesit të natës duke komunikuar me miq nga e gjithë bota, qoftë për urimet që na i dërgonin qoftë për temat etjera. Sa shumë është zvogëluar planeti, sidomos gjatë kësaj kohe të mbylljes nga virusi Korona.

Vajza e vogël kishte ligjërata në mëngjes, prandaj jo vetëm na përgëzon që kemi fjetur më gjatë se zakonisht e nuk e kemi penguar me lëvizjet tona në sallon, po na e ka përgatitur edhe çajin. Unë që jam mësuar ta përgatis ujin e nxehtë me limon,dyfishoj gotat në tavolinë. Myrveti me shikon me buzëqeshje dhe më shpotit.

As mbyllja gati dymujore nga virusi nuk po të bën dot aristokrat të shëndetit tënd! I ke dy gota përpara me çaj e nuk i shijon dot asnjërën, se mendjen e ke te Parathënia epapërfunduar për veprën e Çabejt, te leximi i Biografi së Ajnshtajnit, te bisedat e mbrëmshme me miqtë nëpër botë, prej të cilëve ndryshe nga ne tjerët, ti more shumë obligime!
E vërtetë, i përgjigjem shkurt dhe ia përshkoj gishtat nëpër flokët e shkurtra po shumë të bukura, që po i shkëlqejnë gjithnjë e më shumë! Ka të drejtë them më vete. Unë që u jap shumë sugjerime studentëve në lëndën e Metodologjisë së hulumtimeve në edukim, vetë jam krejt i parregullt. Pa e përfunduar një vepër, një tjetër vepër vazhdoj, ndërsa krejt papritmas një të tretë e filloj!  
Sot nuk do të bëni asgjë, ndërhyn vajza e vogël Era. Unëju kam zgjedhur një film që do ta pëlqeni, quhet GoodbyeLenin. Doni ta shikoni në mbrëmje si zakonisht apo gjatë ditës?  

Era dhe Bardha, që nga vendosja jonë në karantinë shpesh na zgjedhin filma të mirë, siç thonë, me qëllim që të dëgjojmë sa më pak televizionet tona të mbushura me diskurs politik, gjithnjë e më shumë të varfër, për të mos thënë gjithnjë e më shumë agresiv. Përfundim tjetër edhe nuk mund të kishte skena jonë politike dhe jopolitike, veç atyre që dëgjuam dy a tri ditët e fundit.  

Do ta shikojmë tani, – i them më shumë për të respektuar përkushtimin e saj ndaj nesh. Tek e pimë çajin bisedojmë me Myrvetin për ftesën e Qendrës së Publikimeve për Arbëreshëtnë Tiranë që të paraqitemi me kumtesa, ose me kumtesë të përbashkëta në Kuvendin e saj të Parë. Myrveti vendos të paraqitet me një kumtesë për dorëshkrimin e Profesor JupKastratit, Studime arbëreshe, ndërsa unë me të dhënat e reja dokumentare për doktoratën e Profesor Idriz Ajetit mbi të folmen e arbëreshëve të Zarës.

Në ndërkohë vajza na pyet nëse do ta hap ekranin me filmin Goodbye Lenin, por papritmas hy në sallon Bardha me laptop në dorë. Profesoresha e saj, ligjëruese e arkitekturës, nga Austria, i ka shkruar se në Projektin e detyrës së saj nuk ka asnjë vërejtje dhe e puthë në faqe Myrvetin.

Projekti për të cilin më ndihmove, – thotë Bardha, – më dukej shumë i mirë, por dyshoja se Profesoresha do ta shikoj me një sy tjetër prej europianeje, dhe mund të më dërgonte edhe vërejtje. Myrveti e uron dhe nuk i thotë gjë. Pasi kthehet vajza në dhomën e saj, i them Myrvetit me shqetësim:
Perceptimi dhe dyshimi që është krijuar nga brezi i ri për dijen akademike në hapësirën shqiptare do të na kushtoj shumë. Pse duhet të dyshohet në mundësitë tona? A nuk janë tekstet që i përdorim ne me studentët tanë, pothuajse të njëjtat që i përdorin edhe institucionet akademike europiane! Do ta shikoni filmin apo do ta vazhdoni bisedat e përditshme, na ndërprenë Era. Unë ju preferoj filmin!

E shikojmë filmin Goodbye Lenin. Kam lexuar vite më parë për vlerësimet që i janërë këtij filmi. Një film i madh i ndërlidhjes së etikës së dy brezave në kapërcyell të bashkimit të dy Gjermanive (Perëndimore dhe Lindore). Kemi parë filma pak a shumë të së njëjtës temë për situata tranzitore të shoqërisë shqiptare, por në filmat shqiptarë zakonisht njëri personazh na del ‘partizan’ e tjetri ‘gjerman’, njëri ‘heroizohet’ e tjetri folklorizohet, njëri epizohet e tjetri karikaturohet, njëri satirizohet e tjetri humorizohet!

Një film brilant, që mund të gjente heronjtë e tij, humanizmin e tij, vlerat e tij, mesazhin e tij edhe në hapësirat shqiptare. Nuk gjejmë fjalë ta vlerësojmë as me diskursin e kritikës sonë, as me terminologjinë e filozofisë së botës në të cilën pojetojmë. Prej gati dy muajsh në karantinë kemi lexuar shumë vepra letrare, publicistike, gjuhësore, filozofike, kulturore, antropologjike, biografi intelektualësh vendorë e botërorë, madje tekste nga fusha e psikologjisë, mjekësisë dhe astronomisë, e megjithatë mesazhi i filmit na la pa tekst.

Myrveti ngritët të përgatis drekën, të cilën pas hyrjes në karantinë e hamë më herët, ndërsa unë i premtoj se do ta ndihmoj duke e grirë sallatën. E pranon ndihmën, por duke e përsëritur vërejtjen që ta përgatis me nge e si duhet, pra duke e grirë sa më imët.

Ulem të shoh nëse kam mesazhe të reja në internet, të cilat tani zakonisht janë shumta. Më kanë shkruar studentët për detyra, për seminare, për diploma. Më paska kthyer përgjigjen Profesori Viktor Frideman nga Çikago, më paska shkruar David Robinson nga Shoqata e Linguistëve Amerikanë, mikuim nga Athina Arqile Gjata dhe më paska dërguar dy studime për vlerësim, ndërsa e di se kolegu im nga Korça, shkrimtaridhe profesori Arjan Kallço, gjatë ditës pret t’ia dërgoj veprën Politikat e standardizimit të toponimisë në Ballkanin Perëndimor, për përkthimin në italisht së cilës biseduam dje.

Kam shumë obligime edhe sot, i them vetes. Këto ditë kishim menduar me Myrvetin t’ia dërgojmë komentet shkrimtarit Zija Çela, për intervistën që e ka shpërndarë ditë më parë. I kemi diskutuar gjatë shëtitjes së përditshme nga ora 20.00 deri në 21:30 rrugicave të Bregut të Diellit dhe po mendonim që t’i përmblidhnim ato në një tekst të shtunën apo të dielën. Ka një muaj që mendoj ditën kur do t’ia dërgoj komentet edhe Profesor Agim Vincës për librin e tij Magjia e ligjërimit, por ditët po rrjedhin shpejt.

Pas kësaj, i shikoj shpejt e shpejt, si zakonisht, vetëm faqet e kulturës së gazetave të mia të preferuara, të cilat të shtunave botojnë faqe shtesë të kulturës. Te “Koha ditore” ndalem te artikulli me interes i Muhamet Mufakut, te gazeta Mapondalem e lexoj me një frymë artikullin e Albert Gjokës për veprën e Franklinit, Në kërkim të kuptimit; te gazeta “Dita” lexoj më me nge një artikull të mikut tonë Moikom Zeqo, për artin në krizën ekonomike, botuar për herë të parë në vitin 1991, por që nuk ka humbur asgjë nga idetë. Përsëris më vete edhe unë një mendim tashmë të njohur: veprat e mëdha nuk humbin asgjë nga vlerat e tyre. Shikoj gazetën “Epoka e re” dhe “Shqiptarja.com”. E para, faqen e kulturës e ka mbushur me foto këngëtarësh e dëshmorësh, ndërsa e dyta me foto këngëtarësh e artistësh.

Një krismë në kuzhinë më kujton premtimin që ia kam dhënë Myrvetit. Ngrihem shpejt dhe filloj punën në përgatitjen e sallatës. Mundohem t’i bëj sa më mirë. Myrveti më lavdëron tri herë, herë mua e herë dukjen e sallatës. Uroj që këtë vlerësim të ma bëjë edhe pasi të fillojmë drekën.

Gjatë drekës vajza e vogël na tregon që profesoresha nga Universiteti i EJL, ka kërkuar të dukemi në ekran, sepse e “ka marrë malli të na shoh”. Ndalem e mendoj për sjelljen tonë prej profesorësh universitarë. I kemi mbajtur ligjëratat me rregull, në listën e studentëve shpesh kam pasur studentë më shumë se sa kur ishim në Fakultet, po a jam kujdesur të di për studentët që kanë munguar javë të tëra. A e di pse mungojnëata? A ka ende studentë që nuk mund të marrin pjesë në ligjërata sepse nuk kanë internet në shtëpi? E studentët e Fakultetit të Edukimit zakonisht vijnë nga fshatrat e thella të Kosovës. Më vjen një shqetësim i brendshëm dhe i papërmbajtshëm.

Të hënën, kur i kam edhe ligjëratat me studentët e vitit të parë,do të kërkoj nga përgjegjësit e grupeve të ligjëratave dhe të ushtrimeve që të hulumtojnë gjendjen e secilit studentë. Dua të jem i njoftuar për gjendjen dhe situatën në të cilën gjenden studentët që më mungojnë në ligjërata.

Nesër ndërkaq do t’i thërras në telefon edhe dy a tre profesorëtë jetës sime, Profesor Isuf Dedushajn e ndonjë tjetër. Dje i thirra Profesorët Shefki Sejdiun e Ruzhdi Ushakun. Të dy në këtë periudhë të vështirë gjenden në shtratin e postoperacionit. I pari më falënderoi disa herë gjatë bisedës, ndërsa Profesor Ushaku më thirri një orë më vonë për të më thënë edhe njëherë se e kishte marrë malli për mua dhe donte të më shihte posa të dalim nga karantina.

Pas drekës ia tërheq vërejtjen Enit për qëndrimin e gjatë në internet dhe kërkoj prej tij të bëjë ushtrimet e ditës, ndërsa ai si për tu shfajësuar ngrihet pa fjalë dhe shpërndanë filxhanët e kafes pa na pyetur nëse duam kafe turke apo nesscafe.

Myrveti hap facebook-un. Shumë mesazhe studentësh. Pa fund. Fakulteti ynë ka mbi 90% të studentëve të gjinisë femërore prandaj kërkesat e tyre për Myrvetin janë shumëfish më shumë për të sesa për mua. Si për të përligjur bisedën e mëparshme ajo na e lexon mesazhin e studentes Shqiponjë K., e cila përmes një teksti të gjatë e paska falënderuar Myrvetinpër shqetësimin që ka theksuar ajo gjatë ligjëratave përmungesën e saj. Disa prej tyre i kanë dërguar shumë fotografi të mbledhura nga shtypi elektronik dhe faqe të tjera personalenga Aksioni i Pajtimit të Gjaqeve, me theks tubimin te Verrat e Llukës (1 maj 1990). Disa prej tyre, të cilat Myrveti i sheh për herë të parë, e gëzojnë shumë, por në vend se t’u flasë për historinë e këtyre ngjarjeve, vajzave që i rrinë mbi kokë, ju flet për flokët pa frizurë, për këpucët e lodhura, për bluzën e pandërruar prej ditësh dhe për secilën prej tyre krijon nga një histori anekdotike. Vajzat qeshin pa faj. Vetëm njëherë e mashtron kujtesa. Tek e pyesin për fytyrën e hajthme në një fotografi ajo lëshon një ofshamë:Eh, këtu, sa pata dal nga burgu i dytë!”. Vajzat heshtin njëherësh dhe me pendim, sikur mbi to të kishte rënë një mjegull apo re e rënduar prej barrës së shiut.

Pasdite vajzat më ndihmojnë ta redaktojë tekstin në anglisht për Profesor Fridemanin dhe sidomos  për Profesor Robinsonin, të cilit i kam shkruar gjer e gjatë një shpjegimmbi shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe shqipen standarde.

Me Myrvetin dalim të ecim më herët se zakonisht. Rrugës i ankohem se studimet, të cilat po i shkruaj së fundi janë të varfra mendërisht e gjuhësisht. Shumë shprehje të diskursit të përditshëm politik e publicistik po i mbulojnë konceptet, termat e përbërësit e tjerë gjuhësorë e historiko-letrarë.

I them.

Para se të redaktoj studimin hyrës për veprën e Profesor Çabejt, më duhet t’i lexoj disa studime të reja Sosyrit, Sapirit, Ekos dhe Klod Levi Strosit, të cilat i kam ndarë prej kohësh, që veç tjerash ta pasurojë gjuhën e shkencës e të mendimit, e cila këto ditë karantine më është zbehur dukshëm.

Si zakonisht, Myrveti i ka përgjigjet në maje të gjuhës.

Ti duhet të lexosh jo vetëm teoricienë të gjuhësisë për të pasuruar fjalësin shkencor, po duhet të lexosh edhe Biblën eKuranin, për të pastruar fjalorin nga tekstet publicistike që poi lexon këto ditë, – më thotë Myrveti duke ma shtrënguar krahun.
Ke të drejtë, – i them shkurt dhe ia puthë dorën.

Tek ecim rrugës Myrveti më tregon për faqet, statuset dhe komentet e madje fotografitë që kanë nxjerrë disa nga miqtë tanë në faqet e tyret, pas disa lëvizjeve politike që ndodhën këto ditë.

Si është e mundur? më pyet ajo. Deri kur kështu? më thotë ajo. Cila është etika e kësaj shoqërie? më flet shqetësueshëm ajo?

E unë nuk kam përgjigje. Nuk kam përgjigje sepse nuk dua t’ia kthej përgjigjen. Sepse nuk dua t’ia vazhdoj pyetjet

Sapo kthehem në shtëpi shoh se më ka thirre Fatlumi, ish-studenti ynë. Për libra, përse tjetër. E thërras dhe bisedojmë gjatë për librat më të lexuara të kohëve të fundit. Më premton se nesër do të ma sjell veprën e Franklinit, Në kërkim të kuptimit. Dakord i them, por do të më lësh pa filluar leximin e Historisë së gjuhësisë nga Fisheri, një vepër që ka sjellë një qasje të re në studimet bashkëkohore. Është një vepër që lexohet për një ditë, më ngushëllon Fatlumi.

Është ora 24 dhe veç djalit të gjithë jemi të zgjuar. Ndoshta më e arsyeshme është të flejmë edhe ne. Televizion nuk shikon askush. E ndali. Shikoj disa libra në tavolinë dhe i shikoj disa të tjera përpara në vitrinë. Lakmoj të lexoj sa njërën sa tjetrën, madje të filloj që sonte. Gjumi më duket i largët dhe për këtë fajësoj çajin e rusit, por vajza ma kujton se çajin e kemi pirë në mesditë e jo në mbrëmje; e fajësoj kafen turke, por vajza prapë ma kujton se nuk kam pirë kafe turke po nesscafe, madje nga dora e Enit; nuk e fajësoj atë që duhet ta fajësoj për pagjumësinë time, gjendjen e paperspektivë të shoqërisë sonë, fëmijëve tanë, Kosovës sonë.

Me njërën dorë e mbylli ekranin e kompjuterit e me tjetrën kapi librin e Umberto Ekos, Kronikë e një shoqërie të lëngshme, një ese e shkurtër e të cilit ndoshta mund të bëhet ninullë e gjumit tim.

Ndoshta?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në Ditën Ndëkombëtare…